Eurostat: Të dytët për marrjen e shtetësive të huaja - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqiptarët renditen te dytët pas marokenëve per marrjen shtetësive europiane në vitin 2017.Eurostat ka publikuar shifrat nga ku rezulton se 58 900 shqiptarë kanë marrë shtetësinë e një vendi anëtarë të Bashkimit Europian.Në vend të trete renditën indianët e më pas vijnë turqit. Duke ju referuar të dhënave rezulton se 97 % e shqiptarëve kanë marrë pasaportë europiane nga vendet si Italia dhe Greqia. Në raport me vitin 2016, vit që arriti kulmin me 67.5 mijë persona që u pajisën me pasaportë të huaj, në 2017 ky numër ra me 13 %.Ky fakt lidhet më së shumti, me nivelin e lartë të emigracionit të shqiptarëve në dy vendet fqinjë, një situatë kjo që ka sjellë bashkimin familjarë të tyre.Duke ju referuar të dhënave nga Ministria e Brendshme rezulton se 651 persona kanë hequr dorë përfundimisht nga shtetësia shqiptare, një shifër kjo e cila është 33% më e lartë se 2016.Sa i përket shifrave në total, sipas Eurostat, në vitin 2017, 825 mijë persona morën shtetësi europiane, me një rënie prej 170 mijë, krahasuar me një vit më parë.
Recommended