Meta: Të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta i ka bërë apel klasës politike që të reflektojë për tkurrjen dramatike të popullësisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit.Në një postim në ?Facebook?, një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, presidenti thekson se çdo vit që po kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.Sipas tij, ka ardhur koha që të mendohet seriozisht dhe t?I jepet fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë këtë erozion të tmerrshëm social.?Të dashur miq, Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit. Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve. Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t?i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi. Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç?po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë. Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!?

Recommended