Meta për vizitën e Ramës: Bën histori për të ardhmen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa axhenda e kryeministrit Rama në Serbi ende nuk është vendosur në mënyrë përfundimtare, Tirana zyrtare vijon të deklarojë qëndrimin e saj se vizita synon stabilitetin e rajonit dhe një erë të re në marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve. Kreu i Parlamentit, Ilir Meta, tha në fund të një takimi me vendet e Europës Juglindore, se takimi i dy Kryeministrave në Serbi tregon vendosmëri për të ecur më tej dhe për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.?Takova nënkryetaren e Parlamentit të Serbisë, zhvillova një bisedë mjaft konstruktive dhe mirëkuptuese. Pra është një vizitë e cila zhvillohet në drejtimin e duhur, tregon vendosmëri për të ecur më tej në rrugën e normalizimit dhe transformimit. Ne kemi përgjegjësi të veçantë për të ardhmen e gjithë rajonit. Këtë përgjegjësi duhet ta ushtrojmë duke mos përsëritur frymën konfliktuale të së kaluarës, të bëjmë histori jo për histori, por histori për të ardhmen?.Nje nga pikat me te nxehta ne axhenden e kryeministrit Rama gjatë vizitës në Serbi, mbetet udhëtimi në luginën e Preshevës. Pala shqiptare nuk ka pranuar që ta negociojë ndryshimin e saj. Pjesa tjetër ë axhendës parashikon takimin e Kryeministrave Rama e Vuçiç, një konferencë të përbashkët për shtyp si dhe marrjen e Çelësit të Beogradit nga kryetari i bashkisë.

Recommended