Deti, Meta i kërkon informacion zyrtar Ramës për bisedën me Mitsotakis dhe veprimet e qeverisë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit Edi Rama ku i kërkon informacion zyrtar lidhur me çështjen e ndarjes së kufirit detar me Greqinë, pas lajmeve se vendi fqinj do të zgjerohet 12 milje në detin Jon.

Në letër Meta i kërkon Ramës informacion rreth asaj çfarë ka biseduar me homogut grek Kiryakos Mitsotakis dhe veprimet që do të ndërmarrë qeveria shqiptare mbi këtë çështje.

?Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dh ejo vetëm, që ka kjo ccështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacione të detajuara mbi: Komunikimin që keni zhvilluar me Kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje; Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij;Veprimet që planifikohen në ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë?,
Greqia shpreson të rifillojë së shpejti bisedimet me Shqipërinë për përcaktimin e kufirit detar.

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, i tha shtypit vendas se Athina është e interesuar për bisedime të sinqerta me Tiranën që do të çonin më pas drejt një marrëveshjeje.

Në lidhje me negociatat për ndarjen e kufirit detar Dendias ka njoftuar të vizitojë Tiranën, por deri më tani nuk ka një datë konkrete.

Debati për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë mori zjarr pas deklaratës së kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis, se Greqia do ti zgjerojë ujërat territorialë në detin Jon nga 6 në 12 milje si dhe u lajmërua vizita në Tiranë e Ministrit të Jashtëm grek.

Në Shqipëri deklarata e Mitsotakis ndezi debatin politik dhe opozita ndërsa kërkoi transparencë nga qeveria, e akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshje të fshehtë me Athinën.

Së pari, kryeministri Rama tha se është e drejtë e Greqisë ti shtrijë ujërat territorialë deri në 12 milje në bazë të Konventës për Ligjin e Detit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/deti-meta-i-kerkon-informacion-zyrtar-rames-per-biseden-me-mitsotakis-dhe-veprimet-e-qeverise/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended