Kufiri detar, Këlliçi: Me Mitsotakis Greqia ka rritur presionin, qeveria shqiptare është e tërhequr
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Shqipëria dhe Greqia do të rifillojnë sërish negociatat për demilitimin e kufirit detar, teksa Ministri i Jashtëm grek, pritet të vijë së shpejti në Tiranë.

Por, deklarata e kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjerohet me 12 milje, ka shkaktuar reagim në opinionin shqiptar.

Për pedagogun dhe anëtarin e bordit të Lëvizjes Vetëvendosje Kledi Këlliçi, Mitsotakis që kur ka ardhur në pushtet ka shtuar presionin në raport me Shqipërinë.

Kledi Këlliçi: ??Ka një mungesë besimi ndaj qeverisë dhe qeverive në përgjithësi në Shqipëri. Që me ardhjen e Mitstakis në pushtet, presioni i qeverisë greke në raport me Shqipërinë është rritur shumë. Është bërë shantazh në raport me negociatat për në BE, për efekt të të ashtuquajturve ronat e minoritarëve në bregdet, për minoritetet e kështu me rradhë. Që kur ka ardhur në pushtet, Mitsotakis ka deklaruar se do t aketë nën vëmendje, do ta kthejë në pozita të vështira qeverinë shqiptare, ashtu siç po bën edhe sot.??

Sipas tij, qeveria shqiptare nuk po shrehet në lidhje me kufirin detar dhe se po tregohet shumë e tërhequr në krahasim me qeverinë greke.


Kledi Këlliçi: ??Ka pasur një reagim nga ana e LVV në Tiranë përsa i përket deklaratës së Mitsotakis. Deklarata jonë shton disa pikëyetje jo në raport me vendimin e Greqisë që na duket i drejtë dhe unilateral por më tepër për atë që po bëjnë autoritetet shqiptare. Nuk po japin shpjegime, po e lejnë çështjen evazive. Nga qeveria shqiptare kërkohet të dihet se cili është ndryshimi i këtij hapi që po merr Greqia në raport me blokimin e negciatave prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Pse qeveria shqitare nuk po shprehet? Këto janë çështjet që ne na shqetësojnë. Çështja e detit është relativisht e vështirë dhe teknike për tu kuptuar nga publiku. Kërkohet një negocim mes palëve dhe teknicienëve. Ajo që ne shohim, në përgjithësi në raportet me jashtë kur vjen fjala për ç?ështje të interest kombëtar, qeveritë shqiptare janë të tërhequra. Kjo na shqetëson mpasi qeveria shqiptare o tregihet shumë e tërhequr.??


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/kellici-me-ardhjen-ne-pushtet-te-mitsotakis-greqia-ka-rritur-presionin-qeveria-shqiptare-eshte-e-terhequr/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended