RTV Ora - Kufiri detar në gjykatë ndërkombëtare, Andoni: Greqia në avantazh ndaj Shqipërisë

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


Analisti, Ben Andoni, e sheh në disavantazh Shqipërinë nëse zgjidhja e kufirit detar me Greqinë kalon në një gjykatë ndërkombëtare, por shton se nuk ka zgjidhje tjetër.

Andoni: Pretendimet greke janë shumë të vështira për tu realizuar, realisht dhe logjikisht kjo çështje u përket gjykata ndërkombëtare. Janë dy subjekte të tilla, është subjekti më i madh ndërkombëtar që ne dimë në Hagë, por specifikisht për detin është gjykata në Hamburg dhe nuk është aq pozitiv. Kjo gjykatë ka ekspertizë shumë të madhe të teknicienëve grekë, është një vend që ka një nga flotat më të mëdha në botë. Ekspertët e saj me një lloj begraundi të jashtëzakonshëm. Nuk është kaq e lehtë kjo përballje në gjykatë ndërkombëtare por është e arsyeshme që çështja të shkojë atje.

I ftuar në Rtv Ora, Andoni thotë se edhe zhvillimet e fundit në Egje me Turqinë ka bërë që në BE të ketë një lloj empatie në rritje ndaj Greqisë.

Andoni: Do të ishte më mirë që çështja të zbresë sa më shumë në nivelin e përfaqësimit të dyanshëm. Shqipëria duhet të gjejë një gjuhë të përbashkët me Greqinë. Greqisë i prevalon shumë më mirë që kjo të kalojë në gjykatë ndërkombëtare, në këto momente ka rritur një lloj empatie në BE për shkak të asaj që po i ndodh me Turqinë, Shqipëria nuk është shumë e favorizuar.

Andoni nënvizon se vendimi i Kushtetueses është baza ku nis diskutimi për një marrëveshje tjetër.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kufiri-detar-ne-gjykate-nderkombetare-andoni-zgjidhje-ne-favor-te-greqise-jo-shqiperise/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended