Report TV - Kufiri detar, Bushati: Greqia të respektojë Kushtetuesen

  • 8 years ago
"Greqia duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e kufirit detar"-kjo ka qënë deklarata e minsitrit tonë të Brendshëm Ditmir Bushatit në konferencën e përbashkët me homologun e tij grek Kotzias i cili ndodhet në Tiranë.

Bushati tha gjithashtu se pret me padurim zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë të gjithë popullin duke nënkuptuar atë çame të cilën ai e ka konsideruar si çështje të të drejtave të njeriut.

"E vlerësoj shumë interesin e medias njerëzit presim me padurim zgjidhje të çështjeve që janë në tryezë. Çështja çame çështje e të drejtave të njeriut."-tha Bushati

Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri Bushati tha se gjatë takimit u adresuar çështjet e patrajtuara deri më tani, duke u shprehur se zgjidhja e tyre është e vetmja alternativë.

"Doja të falenderoja mikun për vizitën e sotme në Tiranë është hera e disatë që takohemi qoftë këtu në Greqi apo jashtë. Kemi rreth 1 vit që po punojmë së bashku për të adresuar disa prej çështjeve që nuk kanë gjetur trajtim si ata të lu7ftës botërore, ata që kanë interes praktik por edhe ata që kanë të bënë me të ardhmen e përbashkët Europiane.Gjatë periudhës së fundit së bashku me mikun kemi këmbyer disa ide apo një përpjekje për të shkuar drejt një platforme të përbashkët për të zgjidhur disa çështje që kemi në tryezë. Përvceç tyre kemi rënë dakord për mënyrën se si do ti adresojmë këto çështje. Një mekanizëm i cili do të mblidhet në mënyrën mekanike, intensiv për të gjitha çështjet për përjkejet që mban paketa jonë. Nuk mjafton vetëm listimi içështjeve që tashmë dihen janë publike em emdiat em instancat por gjithë energjitë tona janë fokusuar tek mënyra se si do gjejmë zgjidhje. Personalisht krahasoj propozimet e Kotzias me të mijat dhe ka shumë gjera të përbashkëta që mund të biem dakord. Krahas mekanzimit kemi rënë darkord edhe për një hartë rruge sepse gama e çështjeve është e rëndësihsme të dakordësohet në mënyra."-tha Bushati