Meta nuk shkarkon Bushatin, pezull pesë emrat e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vetëm pak orë pasi kishte marrë në dorë propozimet e Ramës për ndryshimet ne kabinetin qeveritar, kreu i shtetit Meta ka vendosur të miratojë një pjesë të kërkesave te kryeministrit. Kështu, ai ka miratuar kërkesën e Ramës për shkarkimin e 6 ministrave dhe zv.kryeministres Senida Mesi. Më konkretisht Meta pranoi kërkesën e Ramës për largimin nga detyra të Ministres se Arsimit Lindita Nikolla, Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, Ministres se Kultures Mirela Kumbaro, Ministrit të Infrastruktures dhe Energjisë Damian Gjiknuri, Ministrit të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj si dhe te Ministres se Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato. I vetmi emer per te cilin presidenti Meta ka kerkuar kohe per lirimin apo jo nga detyra është Ditmir Bushati, Ministri për Punet e Jashtme dhe Evropen. Kreu i shtetit ka kohe 7 dite per te vendosur ne lidhje me kete emer. Përvec kërkesave për lirimin nga detyra të ministrave të lartëpërmendur dhe zv.kryeministres, Meta ka dekretuar edhe pak nga propozimet e Ramës për zëvëndësimin e disa prej emrave të larguar në krye te ministrive sic eshte rasti I Blendi Çuçit ne krye te Ministrise se Bujqesise apo Eduart Shalsit si Minister i ri per Mbrojtjen e Sipermarrjes. Po ashtu Meta ka pranuar kerkesen e kryeministrit per emerimin e Erion Braces si zv.kryeminister ndersa është dekretuar emri i Elisa Spiropalit për Ministrine e re të krijuar për Marrëdhenien me Parlamentin. Nga ana tjeter Presidenti nuk ka dekretuar ende 5 emra nga propozimet e Rames per te qene ministra të rinj, duke nisur nga Besa Shahini tek Arsimi, Gent Cakaj tek Ministria e Jashtme e deri tek Elva Margariti tek Kultura, Belinda Balluku tek Infrastruktura dhe Anila Denaj tek Financat. Detaj interesant është fakti që Meta ka kaluar deri tani vetëm emrat që aktualisht jane deputetë te parlamentit. Tashmë parlamenti ka afat 10 dite per te votuar dekretet presidenciale, afat qe perkon me fillimin e punimeve te kuvendit ne daten 21 janar.

Recommended