Kryemadhi për SMS e Ramës: Më ngeli hatri që Meta nuk ma kishte treguar, i thashë hajde garo me mua
  • 5 years ago
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi përsëriti sërish ftesën për presidentin Ilir Meta për të garuar përballë saj për postin drejtues në LSI. Kryemadhi kujtoi mesazhin nga kryeministri Edi Rama për të cilin foli kreu i shtetit në konferencën e fundit për media, i cii i thoshte se kur të ketë ikur nga presidenca nuk do gjejë më gjurmë LSI-je.

"Kështu që ta keni të qartë, se socialistë nuk kanë mbetur që dinë të flasin, por kanë argatë me pagesa, meqë kanë hallin e LSI-së po ju bëj të qartë që, në qoftë se një anëtar i LSI-së do të kishte frikë nga Reforma në Drejtësi, jo vetëm që nuk do të ishte në këtë sallë, por do të kishte dal me flamur si ca të tjerë që kërcënohen me dosje, me afera të tjera, që janë flakadanë ndriçues të rrugës së Edi Ramës, kështu që për këtë të jeni të bindur që nuk ka asnjë të LSI-së të cilin mund ta kërcënojë Edi Rama, ka provuari, se ka 2 vjet që provon Edi Rama. E dëgjuat edhe mesazhin, mua me thënë të drejtën nuk ma kishte treguar Ilir Meta, i thashë që më ka ngelur pak hatri, se duhet të më kishe thënë se ka çuar ndonjë mesazh, se ka vënë në dyshim aftësitë e mia organizative, meqenëse të ka thënë që kur do të mbarosh mandatin e Presidencës nuk do të gjesh më LSI, unë i thashë që kur të mbarosh mandatin e Presidencës, bëhu gati që të hymë të dy në garë që të shikojmë se kush do fitojë. Por ajo që është shumë e çuditshme është se si Edi Rama kishte parashikuar në 2017 se Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar i PD-së, kishte parashikuar se nuk do të kishte më LSI, por çuditërisht LSI-ja u shtua çdo ditë edhe më shumë sepse fallxhore unë, fallxhor Edi Rama, pro unë jam fallxhore që më dalin fjalët, por atij nuk i dalin fjalët sepse Lulzim Basha vazhdon të jetë kryetar i PD-së, LSI-ja vazhdon të rritet sepse po të ishte LSI-ja e zvogëluar, ai do të hynte në zgjedhje normale, pro pikërisht sepse ka vetëm 10%, unë nuk them se 80% janë LSI dhe PD, se nuk ka shanse të jenë, nuk jemi të gjithë një mendim, por mund të them që mund të merret me rezultatin e 2017, ku ai përdori mbi 80 milion euro", tha Kryemadhi.
Recommended