Kryemadhi për protestën: E shtuna, dita për ti treguar Ramës se nuk është Zot i shqiptarëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak ditë para protestës së 26 majit të opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi paralajmëroi kreun e qeverisë se do të ketë një fund të tmerrshëm.

Kryemadhi tha se Rama do të përballet të shtunën me 226 mijë votuesit e LSI-së dhe se Kryeministri nuk duhet të mendojë se është i pathyeshëm.

Kryemadhi: E shtuna është dita jonë për t?i treguar Edi Ramës dhe veglave të tij që asgjë nuk e ndal popullin dhe revoltën e tij ndaj krimit. Asnjë pushtetar, prokuror apo shef policie në shërbim të Edi Ramës nuk mund ta bëjë këtë. Kushdo që do guxojë ta ketë të qartë se do përballet me drejtësinë herët a vonë. Edi Rama nuk është zot as i drejtësisë dhe as i shqiptarëve. Nëqoftëse Edi Rama do të vazhdojë të kërcënojë shqiptarët me prokurorë, të cilët i lëpihen për të marrë Vettingun e tyre, nëqoftëse Edi Rama do të vazhdojë të kërcënojë shqiptarët me bandat dhe trafikun e drogës, dita e tij e rrëzimit, jo vetëm do të jetë shumë e shpejtë, por do të jetë shumë e tmerrshme. Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve ju, për ti treguar edhe njëherë të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI, sidomos 226.000 votuesve të LSI-së, të cilët janë heronj dhe dhanë votën përballë gjithë atij presioni dhe raprezalje, se sot është dita për tu ngritur dhe për ta rrëzuar njëherë e mirë Edi Ramën.

Kryemadhi hodhi poshtë zërat që sipas saj Rama përhap lart e poshtë për një koalicion PS-LSI, duke garantuar qëndrimin në opozitë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-protesten-e-shtuna-dita-ti-treguar-rames-se-nuk-eshte-zot-i-shqiptareve

Recommended