Report TV -Kryemadhi për SMS e Ramës: Më ngeli hatri që Meta nuk ma kishte treguar
  • 5 years ago
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mblodhi sot strukturat e partisë së saj për të diskutuar lidhur me organizimin e protestës së të hënës. Kryemadhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama teksa tha se ai manipuloi procesin zgjedhor ku garonte i vetëm pasi nuk ishte i sigurt në mbështetjen popullore.

Ajo u ndal të fliste edhe për mesazhin e kryeministrit Edi Rama për kreun e shtetit Ilir Meta, të cilin ky i fundit e bëri publik në konferencën e fundit për gazetarët, kur Rama i thoshte se kur të lërë postin e kreut të shtetit nuk do gjejë më gjurmë LSI-je.

Kryemadhi tha se i kishte ngelur hatri që Meta ia kishte mbajtur të fshehtë këtë SMS, dhe përsëriti sërish ftesën për të, për të garuar përballë saj për postin e kreut të LSI-së.

Ajo sulmoi edhe amabasadorët duke thënë se ata sot nuk flasim më për votimet e Edi Ramës por flasin për negociata dhe dialog, duke neglizhuar atë që ndodhi më 30 qershor.
Recommended