Ora News – Kryemadhi: Janë evidentuar 26 premtime të Ramës, asnjë nuk ka mbajtur
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në takim me strukturat e LSI në Bashkinë e Vorës tha se qeveria Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim. Ajo tha se nga 26 premtime të evidentuara, asnjë prej tyre nuk është mbajtur.

Kryemadhi: 300 mijë vendet e reja të punës, që ne kemi dëgjuar nga Kryeministri, jo vetëm që nuk janë hapur, por përkundrazi, kemi 400 mijë shqiptarë, të cilët janë larguar nga Shqipëria. Kemi dëgjuar që do të ulen çmimet e TVSH-së për ushqimet e shportës, për bukën, vajin, sheqerin, miellin etj. Përkundrazi, jo vetëm që nuk është ulur TVSH-ja, që do të bëhej TVSH-ja zero, por janë rritur çmimet. Janë rritur çmimet për shkak të rritjes së taksave, për shkak të rritjes së çmimit të naftës, për shkak të rritjes së çmimit të transportit, për shkak të rritjes së taksave lokale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-nga-evidentuar-26-premtime-te-rames-asnje-nuk-ka-mbajtur
Recommended