Report TV -Pas letrës publike të Ramës, Basha: Nuk hedhim asnjë hap pas
  • 5 years ago
Nga Durrësi, lideri demokrat Lulzim Basha iu përgjigj ftesës së kryeminstrit Edi Rama për dialog. Basha tha se Edi Rama propozon kapitullim të popullit para krimit më 30 qershor, ndërsa theksoi se do të ketë përballje me çdo qendër votimi.

Ai akuzoi kryeministrin se ka kapur të gjitha pushtetet dhe institucionet teksa deklaroi edhe njëherë se largimi i tij do i hapë rrugë zgjidhjes së krizës politike.

Kryedemokrati deklaroi se tashmë nuk ka asnjë hap pas në betejën për kauzën për Shqipërinë si e gjithë Europa, pasi Partia Demokratike sipas tij nuk zgjedh rrugën e pazarit dhe nuk pranon teatër mbi interesat e shqiptarëve.
Recommended