Ora News - Protesta e studentëve, Demalia: Ramës nuk duhet t'i jepet asnjë sekondë kohë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për analistin Ilir Demalia, studentët nuk duhet t'i japin kohë Edi Ramës. Sipas tij e vetmja kohë që duhet t'i jepet është largimi i tij me çdo kusht.

Në një lidhje me skype për Ora News, Demalia u shpreh se me largimin e Ramës duhet të largohet edhe klasa politike, pasi vetëm kështu mund të shkohet drejt një Shqipërie të re.

Ilir Demalia: Edi Ramës nuk duhet t'i jepet asnjë sekondë kohë. Edi Ramës e vetmja kohë që duhet ti jepet është largimi me çdo kusht, kjo nuk është fitore. Duhet të jetë largimi i kësaj qeverie dhe largimi i kësaj klase politike. Vetëm kështu do të fillojë Shqipëria e re dhe Shqipëria që i duhet qytetarëve shqiptarë. Përndryshe, sjellja në rrethin vicioz të kësaj klase politike, me qeveri tenike për të zgjatur jetën e tyre do të vazhdojë të rrënojë Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protesta-e-studenteve-demalia-rames-nuk-duhet-ti-jepet-asnje-sekonde-kohe

Recommended