Ora News - Standartet me datën e skadencës, AKU: Nuk duhet të fshihen në asnjë rast

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
"Neni 12 pika 2 përcakton se të dhënat e përmendura në etiketë duhet të jenë lehtësisht të kuptueshme, të lexueshme, të shikueshme dhe të pashlyeshme që nënkupton të mosfshihen".

Ky është rregulli që aku ka për produktet që dalin në treg. Ora News realizoi një vëzhgim ku denoncoi me zë dhe figurë disa nga rastet kur data e skadimit fshihet lehtësisht me alkool.

Menjëherë pas denoncimit nga ana e Ora News mbi fshirjen e datës së prodhimit apo skadimit reagoi shoqëria A.G.S s.hp.k ku kërkoi fshirjen e lajmit duke pretenduar se kronika është e pasaktë sa u përket pjesë së tyre madje duke paraqitur dhe ekspertizën e AKU.

Pas kthim përgjigjes ju drejtuam sërish Autoritetit Kombëtar të Ushqimit e cila u shpreh qartë që në vkm është e përcaktuar që datat nuk duhet të fshihen.

"Në momentin që evidentohet fshirja e datës së skadencës atëherë AKU do të ndërmarrë masat e parashikuara".

Ora News ia vërtetoi dhe AKU që produktit të qumështit të Zepa natyral i fshihet data e skadencës e pas kësaj u drejtua autoritetit rajonal të qarkut Durrës.

Gjatë një bisede me drejtorin e institucionit Manush Kullolli ky i fundit u shpreh se nuk është në dijeni dhe pse ka vulosur ndërsa pohoi dhe njëherë se datat e prodhimit nuk duhet të fshihen.

Ora News do të vijojë ta ndjekë këtë çështje deri në zbardhjen e plotë të përgjegjësit kryesor.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/standartet-me-daten-e-skadences-aku-nuk-duhet-te-fshihen-ne-asnje-rast

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended