Ora News - Fakti që në Shqipëri nuk ka asnjë rast me COVID-19 po çudit dhe OBSH
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Fakti që në Shqipëri nuk ka ende asnjë të infektuar me koronavirus po çudit edhe eksperët e OBSh-së të cilët po e marrin si rast studimi.

Raul Gonzales, Drejtori i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri, në mbledhjen e sotme në Task Force tha se është një rast që po studiohet ndërsa nënvizoi rëndësinë për të besuar institucionet.

Raul Gonzales: Do vë theksin tek pyetja më e zakontë pse nuk ka asnjë rast në Shqipëri. Ajo që do ju kërkoja si përfaqësues i OBSh, duhet të keni besim tek institucionet dhe kapaciteti i ekspertëve të cilët një pjesë e mirë janë të çertifikuar ndërkombëtarisht.

Sigurisht ka shumë për të bërë. Sapo jam kthyer nga Spanja dhe ne kemi raste të personave të infektuar me COVID, pse ndodh që në Shqipëri nuk ka. Ne jemi ende duke e mësuar. Kjo është diçka e re për ne. Personat që u zbuluan në Spanjë nuk kishin pasur fare kontakt me vendet ku incidenca është më e shpeshtë.?

Përfaqësuesi I OBSH-së vuri theksin dhe tek fake news.

"Nuk duhet të shpërndajmë lajme fake sepse i bëjnë keq jo vetëm shëndetit tonë por dhe ekonomisë." u shpreh Drejtori i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fakti-qe-ne-shqiperi-nuk-ka-asnje-rast-me-covid-19-po-cudit-dhe-obsh

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended