Ora News - Meta: Zgjedhjet i firmos në datën më të afërt, asnjë konsultim formal me partitë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Anëtarët e këshillit politik prej dy ditësh u ngujuan në ambientet e pallatit të kongreseve në tentativën për të gjetur konsensusin për reformën zgjedhore. Ende pa u mbyllur diskutimi i dytë, presidenti i republikës ilir meta në një konferencë për mediat deklaroi se do të firmos datën më të afërt për zhvillimin e votimeve.

Aktorët politik kanë rënë dakord që zgjedhjet të mbahen në 2 periudha, nga 15 prill në 15 maj ose gjatë vjeshtës nga 15 tetori deri më 15 nëntor. Por nëse do të ketë dhe riformatim të KQZ apo depolitizim të komisionerëve, shanset që dekreti të jetë në vjeshtë minimizohet duke e lënë datën 18 prill si mundësia më e afërt. Kreu i shtetit tha se këtë vendim, do ta marrë pa konsultime formale me partitë politike.

Ilir Meta: "Unë do të shikoj nëse miratohet në mënyrë të njëansme është në përputhje me Kushtetutën. Mundësia ime është ta kthej një herë për reflektim dhe kaq. Pastaj si veprojnë nuk është në varësinë time. Por në çdo rast me konsensus, edhe dy ditë kohë ka ngelur, por edhe në mënyrë të njëanshme, që nuk do të habitesha, sërish si President i Republikës dua të bëj të qartë që në hapësirën kohore që Kodi do të më lejojë me konsensus ose jo, në ditën më të parë të mundshme, në momentin që do të kem hapësirën kushtetuese ose ligjore do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të pëgjithshme në Shqipëri dhe nuk do të bëj asnjë konsultim formal me asnjë forcë politike. Sepse jam i sigurtë që të githë mezi presin një Parlament të ri plotësisht legjitim. "

Presidenti shpreh besimin se palët do të gjejnë kompromisin dhe nenvizoi se nese kodi nuk miratohet me konsensus atëherë mundësia për çeljen e negociatave do të jetë zero.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/thirrja-e-metes-miratoni-kodin-me-konsensus-ndryshe-mbani-pergjegjesi-mos-integrimin-ne-be

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended