Top News - Zgjedhjet me 25 prill/ Presidenti Meta dekreton datën

  • 3 years ago
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të zhvillohen më 25 prill 2021. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të dielë datën e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Përcaktimi i datës së 25 prillit për zhvillimin e zgjedhjeve nga ana e presidentit vjen pas një konsultimi disa ditor që kreu I shtetit zhvilloi me të gjitha partitë.

Partia Socialiste në pushtet kishte kërkuar që zgjedhjet të zhvilloheshin më 9 maj, duke përdorin simbolikën së kjo datë përkujtohet si dita e fitores mbi fashizmin. Gjithsesi, kryeministri Rama u shpreh publikisht se partia e tij nuk kishte ndonjë problem me asnjë datë, veç 2 majit, që përkon me Pashkët Ortodokse.

Nga ana tjetër opozita kishte kërkuar që të zhvilloheshin sa më shpejt zgjedhjet duke preferuar datën 18 prill, që ishte edhe data e parë që mund të përcaktohej, sipas Kushtetutës.
Si përfundim presidenti Meta ka përcaktuar 25 prillin si datën kur të gjitha forcat politike në vend do të sunojnë të marrin sa më shumë mandate nga 140 që ka Kuvendi I Shqipërisë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#Zgjedhjet#TopChannel

Recommended