‘Zbutet’ Presidenti Meta, dekreton pas një viti kreun e SHISH, Helidon Bendo

  • 6 years ago
TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas një viti bllokim ka dekretuar në postin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendon. Prej 31 tetorit të vitit 2017 dekreti ishte në Presidencë me propozim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa Ilir Meta ka vendosur që dje, në kulmin e debateve për refuzimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm të dekretojë Bendon në krye të SHISH.
Deri tani, Helidon Bendo ishte i komanduar në drejtimin e institucionit, që pas largimit të Visho Ajazi Likës ambasador në NATO.

Presidenti Ilir Meta në ditët e fundit ka bërë tre lëvizje që kanë hapur debat, dy nga të cilat ditën e djeshme. E ndërsa të dielën refuzoi dekretimin e Sandër Lleshit, dje (vendimi u zbardh sot nga Presidenca) dekretoi emrin e propozuar nga Rama në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe propozoi anëtaren e Kushtetueses Vitore Tusha në postin e kryetares së Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mbetet për t'u parë nëse lëvizja e fundit e Presidentit me dekretimin e Bendos do të ndikojë në uljen e tensioneve mes institucioneve që nisi me refuzimin e Sandër Lleshit.

Recommended