Ora News -Protesta e studentëve, Zekthi: S'duhet dialog, Hoxha: Rama nuk do t'i plotësojë 8 kushtet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy pedagogët Fitim Zekthi dhe Elvis Hoxha mbështesin kërkesat e studentëve, të cilët prej 10 ditësh janë në protestë. Të ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ata ndanë komentet e tyre në lidhje me këtë çështje.

Pedagogu Zekthi tha se studentët nuk duhet të dialogojnë me kryeministrin Rama, ndërsa Hoxha u shpreh se Rama nuk do t'i plotësojë 8 pikat e studentëve pasi hapet fusha e së drejtës.

Fitim Zekthi: Është e kotë të mendosh dhe të thuash që këtë duhet të dialogojnë. Ai që kërkon dialiog dhe ai që thotë studentët duhet të dialogojnë thjeshtë kërkojnë që studentët ta mbyllin atë protestën që është shumë më e gjerë. Studentët përfaqësojnë një gjë shumë më të madhe sesa atë që kërkojnë. Ata kërkojnë në thelb të drejta për vete që janë të drejta për të gjithë shqiptarët. Përmirësimi i jetës së tyre, përmirësimi i mësimdhënies dhe gjëra të tjera janë gur themeli për shumëçka tjetër që mund të rregullohet në Shqipëri. Studentët nuk janë kundër një politike si tarifat, nuk janë kundër një politike si ngrohja e godinave, por janë kundër asaj që përfaqëson Rama. Nuk është kjo lëvizje kundër një politike specifike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zekthi-nuk-duhet-dialog-me-ramen-hoxha-rama-nuk-do-ti-plotesoje-8-kushtet

Recommended