RTV Ora - Zekthi: Qeveria duhet të rrëzohet, Burimi: Nuk e pranon Evropa

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Gazetarët Fitim Zekthi dhe Genc Burimi ndajnë mendime të ndryshme sa i përket situatës politike në vend, por edhe kushteve për hapjen e negociatave.

Në studion e lajmeve në RTV Ora, gazetari Fitim Zekthi tha se është qeveria ajo që po pengon hapjen e negociatave, duke mos përmbushur kushtet e kërkuara nga BE. Sipas tij, qëllimi i PD për të rrëzuar këtë qeveri është e drejtë. Ndërsa gazetari tjetër, Genc Burimi thotë se rrëzimin e qeverisë nuk do ta pranonte asnjë kancelari evropiane.

Pjesë nga debati

Genc Burimi: Asnjë kancelari evropianë nuk do të miratonte rrëzimin e Ramës, do të quhet puç.

Fitim Zekthi: Ka shumë qeveri që bien për shkak se humbasin legjitimitetin. Qeveria shqiptare për shkak të përgjimeve të botuara nga BILD e ka humbur legjitimitetin, është dëshmuar qartë që zgjedhjet janë blerë.

Genc Burimi: Kush e thotë këtë? Demokracia njeh ose zgjedhjet ose një drejtësi e pavarur.

Fitim Zekthi: Kur qeveritë deligjitimohen bien, nëse kjo qeveri nuk do bjerë ne do vazhdojmë me këtë rrugë. Opozita propozon një qeveri tranzitore në mënyrë që kjo natyra autoritariste të bjerë. Nëse kjo qeveri nuk do bjerë ne do lëngojmë derisa kjo qeveri të bjerë. Kjo qeveri ka uzurpuar pushtetet. Edhe kushtet që thotë Bundestagu janë një rrugë drejt kësaj zgjidhje.

Genc Burimi: Nuk ta pranon Evropa. Në asnjë kusht nuk lexohet rrëzimi i qeverisë. Do të ishte gafë diplomatike, asnjë qeveri evropiane nuk do pranonte të thoshte të rrëzohet një qeveri pa zgjedhje. Është jashtë botëkuptimit evropian.

Fitim Zekthi: Zgjidhja është ndryshimi i qeverisë, o bie me protesta ose bie nga presioni ndërkombëtar ose vazhdojmë me këtë gjendje.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/zekthi-qeveria-duhet-te-rrezohet-burimi-nuk-e-pranon-evropa

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended