Ziberi: Nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje, duhet të kthehet Qeveria politike

  • 4 years ago
Sipas juristit Naser Ziberi, vendi ndodhet në krizë institucionale dhe kushtetuese për shkak të mos-funksionimit të Qeverisë teknike dhe Parlamentit. Në rast se nuk ka një marrëveshje për zgjedhje mes partive politike, Ziberi vlerëson se zgjidhja më e mirë do të ishte kthimi i Qeverisë politike, përmes kthimit të Kuvendit.

?Në situatë kur kemi parlament të shpërndarë dhe insistim që kjo përbërje e parlamentit mos të kthehet në funksion, vendin e vendos në pozitë të një krizë kushtetuese dhe institucionale. Zgjidhja padyshim që mund të jetë vetëm konvokimi i seancës së Parlamentit, me këtë rishikim i datës së shpalljes dhe organizimit të zgjedhjeve, me këtë edhe kthim të Qeverisë politike dhe përballje me krizën ekonomike dhe shëndetësore. Kur të krijohen kushtet të cilat garantojnë proces zgjedhor valid dhe pa rreziku shëndetin e qytetarëve, të shpërbëhet parlamenti, të shpallet një datë e re e zgjedhjeve dhe të zgjidhet Qeveri e re kalimtare?, deklaroi Naser Ziberi, jurist.

Alsat

Recommended