Biberaj: KQZ të shkrihet, celulë e Rilindjes, do rikthehemi me protesta nëse nuk arrijmë marrëveshje
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Mosarritja e konsensusit mes palëve politike gjatë takimit të djeshëm për reformën zgjedhore ka vendosur në lëvizje dhe ndërkombëtarët. Këta të fundit po mundohen për të bindur palët që të bien në një dakordësi për pikat e paraqitura në takimet e Këshillit Politik.

Anëtari i kryesisë së PD, Aleksandër Biberaj shprehet për Ora Neës se mungon vullneti politik nga mazhoranca.

Biberaj: Nuk janë as vështirësi teknike dhe teknologjike. Është thjeshtë çështje vullneti. Kërkesat tona kanë qenë konsistente dhe të realizueshme. Në procesin zgjedhor mos të futemi me këtë qeveri që është e inkriminuar. Komisionet të kenë përfaqësues të opozitës, sepse është thjeshtë t'i quash komisione civile, por i emëron mazhoranca dhe ata do i vendosin anëtarët e vetë. Edhe policia mos të jetë kjo pasi dhe kjo është e inkrminuar. Kemi një KQZ që është një komitet qëndror i zgjedhjeve. Të kemi një përfaqësues politik pasi nuk mund të bëhet pa një të tillë. Kërkojmë që të jemi të barabartë në zgjedhje, barazi aq sa mund të arrijmë. Ne i respektojmë rekomandimet e OHDIR. Ne jemi të interesuar të mbrojmë interesin e qytetarit shqiptar. Është regjistruar në raportet e OHDIR që rezultatet e vitit 2017 nuk janë të sakta. Nuk kërkojmë asnjë lloj privilegji. Kur të vijë momenti i zgjedhjes të jemi të gjithë të barabartë. Por mazhorancës nuk i intereson një gjë e tillë.

Ndërkohë një nga kërkesat e opozitës ka qenë dhe shkrirja e KQZ-së të cilën Biberaj e konsideron si celulë të Rilindjes.

Sipas tij, brenda saj duhet të ketë dhe përfaqësues nga opozita.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/biberaj-kqz-te-shkrihet-celule-e-rilindjes-do-rikthehemi-me-protesta-qytetare-nese-nuk-arrijme-marreveshje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended