Pjesë e projektit të 'Rilindjes Urbane', Rama poston videon nga Shiroka: Qilimi spektakolar
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama në një postim në faqen e tij në 'facebook' ka publikuar një video nga punimet në zonën turistike të Shirokës në Shkodër, si pjesë e projektit të Rilindjes Urbane. Rama thotë se nga një zonë e braktisur dhe në rrënim e harresë po kthehet në një vend të mrekullueshëm.

Kryeministri e përshkruan videon si një 'qilim spektakolar', duke iu referuar projektit të rrugës dhe ambienteve buzë liqenit.

"MIRËMËNGJES

me qilimin spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës së mrekullueshme e të braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës dhe duke ju uruar një ditë të mbarë, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit,"-shkruan Rama në 'facebook'.
Recommended