Kryetari i Komunes Lazarat: Nuk beme vetegjyqesi, por qeveria duhet te gjeje vrasesit! (13 Maj 1999)
  • 4 years ago
Arkiva - Tv Klan 1999

Kryetari i Komunës Lazarat: "Pas zënies së paligjshme të rrugës nga "Lagjia Punëtori" në Gjirokastër me datën 7 Maj nga ora 11 deri në 12 të ditës dhe pas takimit me krerët e Komisariatit të Gjirokastrës po atë ditë në orën 1 për zhbllokimin e asaj situate në Lagjen Punëtori dhe të marrjeve të masave të mos ndodhin incidente në atë rrugë nga ana jonë, po atë mbrëmje nga ora 8 e gjysëm 9, përsëri në "Lagjen Punëtori" ndodhi vrasja e dy djemve nga Lazarati. Njëkohësisht plagosja e një tjetri dhe keqtrajtimi i tre të tjerëve. Në mënyrë krejt të papritur të pajustifikuar dhe pa absolutisht asnjë incident.

Kjo detyroi popullin e Lazaratit duke parë dhe duke ndjekur rrugën ligjore të mos kalojë në vetëgjyqësi pas varrimit të djemve nga Lazarati, njëri 28 vjeç, njëri 24 vjeç në datën 8 Maj, populli i Lazaratit me indinjatë të thellë pasi përcolli në varrezën e fundit ose shtëpinë e fundit djemtë e tij u detyrua që t'i bëje një peticion Qeverisë sepse dikush fshihet pas vrasjes së këtyre djemve nga Lazarati. Arsyet janë të tjerat. Lazarati nuk është as rebel, por është një popull mikpritës, është nacionalist, është një popull shqiptar 100% dhe dikujt nuk i erdhi mirë që kosovarët e ardhur në Gjirokastër të strehohen në Lazarat, të trajtohen si vëllezërit e tyre, ta ndjejnë veten si në shtëpitë e tyre plotësisht bënë këtë masakër makabre.

Duke u nisur nga kjo populli i Lazaratit të mos kalojë në vetëgjyqësi po e sqaroj dhe një herë, u detyrua nëpërmjet ligjeve shtetërore t'i thotë Qeverisë t'i gjejë vrasësit, të marrë masat ndaj Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pasi nuk ka kryer funksionin e tij duke mos patrulluar rrugën duke qënë i paralajmëruar për këtë problem nga ana jonë kërkoi largimin e Prefektit të Gjirokastrës, njëkohësisht kërkoi takim me Kryeministrin për të sqaruar ose për të nxjerrë në dritë një problemi si i vetmi njeri ku mund të kishim besim".

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended