Vritet kryetari i komunës Kutalli - (23 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Vritet kryetari i komunës Kutalli në Berat. Shkëlqim Çala ka mbetur i vdekur pas një atentati në rrugën nacionale Berat ? Fier. Çala po udhëtonte me makinën e tij ku në afërsi të fshatit Çepër, disa persona i kanë dalë para dhe kanë hapur menjëherë zjarr. Plimbat e shumtë kanë lënë të vdekur në vend kryekomunarin e Kutallisë Shkëlqim Çala.

Ai ishte anëtar i fisit Çala që prej vitit 1997 janë në hasmëri me një fis tjetër. Pista e gjakmarrjes zë dhe vendin kryesor të hetimeve paraprake të vrasjes më të fundit atë ndaj Shkëlqim Çalës. Sipas policisë beratase është identifikuar autori i vrasjes pas dëshmisë së disa dëshmimtarëve okular. Sipas policisë vrasësi i përket pikërisht fisit kundërshtar të Çalajve dhe po kërkohet për tu kapur.

Gjakmarrja mes dy familjeve të Beratit, zanafilla e të cilave nis në vitin e mbrapsht 1997, deri tani ka marrë jo pak por 12 jetë njerëzish nga të dyja fiset./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj
Recommended