I ati i Alvinit flet i emocionuar për Report TV Kishte frikë, i thashë 'janë shokët e babit,
  • 4 years ago
Flet ekskluzivisht për Report Tv babai i Alvin Berishës

Intervista e plotë e Afrim Berishës për Report Tv

Kur do të ribashoheni me djalin tuaj?
Akoma nuk informacion se kur do të vijë, por fëmija është mirë. Tani presim të sqarojmë cfarë dite, pasi është rrugë e largët nga Damasku do të shkojë në Libi.

Ju ku duhet të prisni?
Unë do të pres në Itali. Jam në pritje kur do të vijë avioni.

Kur e kanë nxjerrë nga kampi?
Alvini ka dalë dje nga kampi

Kur e keni marrë vesh?
Dje paradite nga ora 10:00-11:00. Kam pasur kontaktet me ata që kanë shkuar..

Kush u ka njoftuar?
Kam kontakte, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe

Ku ka qëndruar gjatë kësaj dite?
Dje e ka lënë kampin dhe kanë udhëtuar me makinë, gjatë gjithë lëvizjes kam pasur kontakte me djalin

A ke folur me djalin?
Po, shumë shpesh, vazhdimisht. Ai nuk i njeh njerëzit, kishte frikë ku do e çonin dhe cfarë po bëhet. I thashë, 'babi mos ke frikë se ata janë shokët e babait, jam këtu afër duke të pritur'. 'E mirë babai' më tha jam duke ardhur. Edhe një doktoreshë e Kryqit të Kuq ka qenë vazhdimisht me atë, kam pasur kontakte.

Është mirë besoj?
Po, shumë mirë. Kur i thashë se janë shokët e babait dhe se nuk ndodh asgjë, por do të sjellin te babai që jam shumë afër. Unë kam pasur kontakte, kam tre vite në Itali. Që 5 vite që merren, shumë faleminderit nga kryeministri, zoti Lleshaj më ka marrë mbrëmë ma konfirmoi, më solli foton. E kisha që nga ora 10:00. Falemidnerit të gjithëve, ishalla më vjen djali sa më shpejt dhe fëmijët që ndodhen atje.
Recommended