Në Fier mora vesh që djali kishte vdekur', flet për 'Report Tv
  • 6 years ago
FIER? Pas arrestimit të një prej trafikantëve të tragjedisë së Butrintit, 36-vjeçarit Albert Gega, në një prononcim për ?Report Tv? ka folur edhe babai i një prej pesë viktimave, Kadri Hoxha.

Kadri Hoxha, babai i 27-vjeçarit Festim Hoxha, është shprehur se i kishte dhënë të birit që të mos ikte por ai nuk e kishte dëgjuar duke u larguar me një bashkëfshatar tijin.

Ka qënë data 19 tetor unë kam qënë operuar në syrin e djathtë. Erdhi djali më 20 më nxorri. Më sjell në shtëpi dhe në atë kohë vjen edhe një baxhanaku im. Dhe më thotë: Le ta marrë djalin. Unë i them nuk e lë. Por e mori. E mora në telefon dhe e pyeta se ku ishte dhe më tha se ishte në Roskovec. Plaka i tha hajde. Nuk më lënë i tha. Atë natë u mbyt. Më 21 ngrihem dhe isha me një kushëri këtu dhe e prita tërë natën. Ngrihem në mëngjes shkoj në Fier, u interesova. Kur u kthye djali i komshiut, ai tha që djali yt është hedhur matanë. Prapë nuk e besoja. E mora vesh në Fier që djali kishte vdekur. Sa vij në shtëpi gjeta krushkën këtu se e kishte marrë vesh këtë punë.
Recommended