Ora News - Drama e jetimit: Vajza 9 vjeçe u gjet pranë nënës që kishte ditë e vdekur
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Gruaja 45 vjeçare me nënshtetësi maqedonase, e cila u gjet e pajetë në banesë dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më pare, bën të ditur policia e Korçës. Pranë gruas, Maria Markovska, u gjet vajza e saj 9 vjeçare e cila vuan nga paaftësi fizike. E vogla kishte mbi dy ditë që as ishte ushqyer dhe as kishte pirë ujë.

Fqinjët njoftuan policinë pasi në pallat kishin ndjerë erën e keqe ndërsa kishin vënë re dhe mungesën e gruas si dhe mos reagimet e vajzës së saj.

Në orën 22:20 policia shkoi në pallatin në lagjen nr 3 të Pogradecit dhe pasi hapi derën gjetën gruan të vdekur dhe pranë saj të bijën.

?Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë. Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor. ?

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë vajza eshte dërguar në spital. Shefi i Pediatrisë Behxhet Lickollari tha se fëmija erdhi në gjëndje jo të mirë shëndetësore e pangrëne e zbehtë dhe dehidratuar.
Vajza është rehidruar , ushqyer i janë marrë ekzaminimet laboratorike dhe specifike, ndërkohë i jane siguruar dhe veshmbathje .

Momentalisht gjendja e vajzes eshte e mire e stabilizuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes por nuk përjashtohet as mundesia e nje vetehelmimi pasi janë gjetur ilace antidepresiv. Javet e fundit vajza qante herë pas here.

Për shkak të dyshimeve për vetëhelmim trupi i pajetë do të sillet në Tiranë për të kryer autopsinë.

Drama bëhet edhe më e rëndë pasi një muaj më parë i kishte vdekur i ati.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/drama-e-jetimit-vajza-10-vjece-u-gjet-prane-nenes-qe-kishte-dite-e-vdekur-para-nje-muaji-humbi-te-atin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended