Apeli i nënës së 15-vjeçares së sëmurë në zemër: Më ndihmoni, vajza ka mbetur e mbyllur në shtëpi
  • 5 years ago
Report tv bëri publik vështirësitë që po has Meridiana Cara një 15 vjeçare dhe familja e saj. Maridiana është diagnostikuar dy muaj më parë me një sëmundje të rrallë në zemër, Brugata.

Vogëlushja është diagnostikuar me këtë sindromë që mund t'i shkaktojë një vdekje të menjëhershme.

?Vajza ime është 15 vjeç , ka dhimbje gjoksi marrje fryme, marrje mendsh, i bie të fikët s?është në gjendje me ndejt në këmbë , s?mund të ecë dy hapa dhe bie për tokë. Sëmundja është e trashëguar edhe nga babai i saj, babi nuk është i aftë për punë", shprehet nëna e Carës.

Pasi është diagnostikuar dhe trajtuar në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, familjarët thanë për Report Tv se mjekët nuk kanë më çfarë t'i bëjnë. E ëma e Meridianës sheh si të vetme zgjidhje kurimin jashtë Shqipërisë.

?Mjekët më kanë thënë se s'kemi ca i bëjmë më, veç sa më shpejt mundohuni që ta nxirrni jashtë . Po na ka thënë ministrja e shëndetësisë që pse ta çojmë ne, se goca është shumë e mërzitur shumë e shqetësuar", tha ajo.

E në fakt përgjigjja e ministrisë erdhi menjëherë pas insistimit të Report Tv.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë bëri me dije se rasti po trajtohet me përparësi dhe është futur në sistem. Tashmë pritet vetëm përgjigjja e palës turke, që 15 vjeçarja të trajtohet në një spital më të specializuar.

Meridiana jeton në fshatin Suç të Burrelit, së bashku me të ëmën, babanë dhe motrën e saj. Mamaja e saj shprehet se nuk kanë mundësi financiare për të ndihmuar vajzën pasi jetojnë me ndihmë ekonomike.
Recommended