Ora News - Kryemadhi: Besa Shahini nuk mund të largohet pa na treguar se çfarë bëri Turi

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Prej ditësh, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, së bashku me kryetaren e LRI, Floida Kërpaçi kanë zhvilluar takime me të rinj të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë për të dëgjuar problematikat e tyre por dhe për të shpjeguar programin e LSI.

Në fokus të takimeve të Kryemadhit është rinia dhe veçanërisht çështjet e arsimit.

Duke u nisur nga deklaratat e ministres së arsimit Besa Shahini që ka njoftuar largimin por pa specifikuar kur, Kryemadhi thotë se Besa Shahini nuk duhet lejuar të largohet nga detyra pa dhënë më parë llogari për ato, që sipas saj Besa Shahini ka bërë në dëm të arsimit.

Monika Kryemadhi: Ne besojmë te të rinjtë dhe duke besuar te të rinjtë arritëm gjithmonë për të fituar beteja të rëndësishme dhe në fakt për një familje gjëja më e rëndësishme janë fëmijët. Për një familje arsimimi i fëmijëve është më i rëndësishmi. Për një familje e ardhmja e fëmijëve është më e rëndësishme. Prindërit për fëmijët bëjnë çdo gjë. Prindërit për fëmijët japin jetën dhe ne si LSI gjithë bazën tonë, gjithë forcën tonë e kemi te të rinjtë dhe aty do investohemi tek angazhimi i të rinjve për t?u përfshirë ata, për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Një pjesë e juaja kanë qenë viktimë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janë ende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë që ministrja thotë që ?unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më në Shqipëri?. Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj!

Ndërkohë kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kerpaçi tha se LSI ka një program të qartë për të garantuar që rinia të mos ikë nga vendi duke mundësuar vende pune të sigurta dhe të mirëpaguara që vlerësojnë aq sa duhet mundin dhe djersën e të rinjve.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kryemadhi-besa-shahini-nuk-mund-te-largohet-pa-na-treguar-se-cfare-beri-turi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended