Basha tregon "pengun" për reformën në drejtësi: Mund të ishim treguar pak më kopilë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #PD #reformanedrejtesi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu mbështetjen e plotë të opozitës ndaj qëndrimeve të Presidentit për Gjykatën Kushtetuese.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, Basha se opozita edhe sikur të ishte në Kuvend nuk do të kishte mundur të bëjë asgjë në këtë proces, pasi mazhoranca zhbëu të gjithë konsensusin për reformën në drejtësi.

E vetmja, gjë tha Basha, që opozita mund të kishte bërë është të ishin treguar pak më kopilë dhe ta shfrytëzonin politikisht.

Basha: Qëndrimet e Presidentit sa i takon ngritjes së Gjykatës Kushtetuese janë qëndrime të drejta, kushtetuese dhe institucionale që kanë pasur dhe kanë mbështetjen tonë totale. Ne nuk kemi gjë në dorë në këtë proces, jo vetëm për faktin se jemi jashtë parlamentit, por dhe po të ishim në parlament nga mënyra sesi u ndërtua struktura e reformës në drejtësi me 7 ligjet e famshme që përgjegjës kryesor është Rama, por jo vetëm. E nxori opozitën jashtë mekanizmit që ndërtuam në Kushtetutë, që ju referuam për ca kohë Hahn-Nuland, në mënyrë që asnjë nga partitë politike të mos fuste duart në sistemin e drejtësisë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-tregon-pengun-reformen-ne-drejtesi-mund-te-ishim-treguar-pak-me-kopile

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended