Ora News - "Në rrugën e duhur", Hahn nuk jep datë: Vijoni me reformën në drejtësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka marrë inkurajimin e Komisionerit Hahn se është në rrugën e duhur për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pas takimit të parë të procesit Screening, me Maqedoninë dhe Shqipërinë, komisioneri Hahn, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe zv/kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani patën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Komisioneri Hahn tha se Shqipëria ka ende punë për të bërë, ndërsa nënvizoi se procesi i vetingut ka kthyer besimin e munguar, edhe pse nuk foli me datë konkrete për hapjen e negociatave.

Johannes Hahn: Nuk kam datë fikse në mendje, por jam i kënaqur nga procesi në Shqipëri, nga procesi i vetingut. Reforma e drejtësisë ka garantuar një transformim të plotë të sistemit të drejtësisë dhe me zbatimin e saj Shqipëria do të jetë në krah të vendeve evropiane, duke rikthyer besimin e shqiptarëve. Vettingu ka kthyer besimin e munguar, por po transformohet duke larguar një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh. Procesi po vijon me vendosmëri. Rruga e shqiptarëve dhe rajonit është familja evropiane.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nis-screening-hahn-ke-e-angazhuar-maksimalisht-ne-kete-proces

Recommended