Basha refuzon ftesën e Ramës për dialog, Meta: Reflektoni dhe lini interesat për hir të negociatave
  • 5 years ago
Kryedemokrati Lulzim Basha refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog pas dorëheqjes nga Kuvendi dhe protestave. Basha foli sot në një deklaratë për mediat duke u shprehur se takimin e vetëm e ka me qytetarët me 16 mars dhe në protestat e tjera përpara Kuvendit sa herë që do të ketë seancë plenare.

Ndërsa në ditën e dytë të Samitit të Diasporës, nga Lezha Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që palët politike të ngrihen mbi interesat e afatshkurtra për hir të rrugës europiane të Shqipërisë dhe vendimit për negociatat në qershor. Meta u shpreh duhet të jemi pak më të dashur me njëri tjetrin dhe ta gjykojmë më pak, pasi vetëm të bashkuar mund të ecim përpara.
Recommended