"Basha refuzon ftesën e Ramës për dialog", i ftuar në studio i deputeti i LSI Shezai Rrokaj
  • 5 years ago
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj ishte sot në studion e Report Tv për të folur lidhur me ngërçin politik në vend. Lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri liderit të opozitës për të folur për zgjidhjen e krizës politie, ai u shpreh se nuk është kundër dialogut. Rrokaj e quajti dialogun një tipar kryesor të një marëdhënie në demokraci, por shtoi se dialogun në Shqipëri e kanë nxitur zakonish të huajt.

"Sigurisht që dialogu është tipari kryesor i një marëdhënie në demokraci. Dialogun në Shqipëri e kanë nxitur zakonish të huajt. Kanë qenë ata që i kanë afruar shqiptarët drejt dialogut. Gjithmonë është dashur gjithmonë ndërhyrja e tyre në pikën e fundit. Unë jam për dialogun por kam frikë se dialogu i Ramës është si dialogu me studentët. Opozita duhet të jetë më e qartë ndaj asaj që kërkon. Rama ka thënë se nuk është dakord me ato që kërkoni ju por atëhere cfarë dialogu do bëjmë. Nëse pasoja e marrëveshjes së vitit 2017 kanë qenë të mira për palët por marrëveshje të tilla të fshehta nuk i shërbejnë askujt. Shqiptarëve i duhen marrëveshje që luftojnë peshqit e mëdhenj, firmat private, astirin. Ne nuk duam marrëveshje që i shërbejmë politikanëve. Zgjedhje të mira dhe të ndershme, polici që nuk përzihet me kanabizimin e vendit, këto janë marrëveshje që i shërbejnë shqiptarëve", u shpreh Rroka
Recommended