Ora News - Basha refuzon ftesën e Ramës, sakrifikuam mandatet, rrogat dhe imunitetin

  • 5 years ago
#oranews #lulzimbasha
Kryetari i PD-së Lulzim Basha përjashton mundësinë e dialogut me Ramën

Komentit të gazetarit "Nëse nuk dialogoni nuk do të gjeni zgjidhje" Basha u përgjigj: "Me kë të dialogosh me Rrajën , Qyrben apo me Vangjush Dakon?! Nuk bëhet fjalë për fatin apo përplasje mes partish por për fatin e shqiptarëve, demokratë e socialistë. Mund të vazhdohet më kështu?! Me një shoqëri të kapur në flagrancë duke vjedhur votat, qindra miliona lekë të shqiptarëve dhe duke i gënjyer se ja dhe pak do hapim derën e integrimit.

Nderkombetaret e touch down- Basha ka një përgjigje dhe për ndërkombëtarët të cilët ishin kundër qeverisë tranzitore dhe djegien e mandateve.

Në vendet e tyre nëse qeveria kapet duke vjedhur votat ikën qeveria dhe personat përgjegjës shkojnë në burg. Kjo ndodh në cdo vend të Europës ku emigrojnë shqiptarët. Detyra jonë është që këto standarde tia garantojmë shqiptarëve në vendin tonë. Nuk do pranojmë asgjë më pak pavarësisht se vjen kërkesa nga njerëz të painformuar apo nga njerëz që bëjnë touch down dhe kthehen në vendet e tyre. Shqiptarët nuk hanë e pinë në pritje luksoze në Rogner. Nuk hanë e pinë në përfaqësi diplomatike por jetojnë në kushte të vështira.

Sakrifica- Basha flet dhe per sakrificen e opozites: Dorëzimi i mandateve i rrogave dhe i imunitetit është një sakrificë që opozita e bashku me qytetarët bën për të hapur rrugën e futjes së Shqipërisë në Europë"

PD mblodhi sot grupin parlamentar dhe Basha në prononcimin për median ftoi qytetarët në protestën e 16 marsit.

Nga ana e tij nga Lezha presidenti Meta nuk pranoi të komentonte deklaratat e Bashës por bëri thirrje "për bashkim reflektim për të parë larg. Të fitojmë mundësinë për çeljen e negociatave

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-nuk-pranon-ftesen-me-ke-te-dialogosh-me-rrajen-e-vangjush-dakon
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended