Top News - Këshilli Politik/ Basha refuzon ftesën e Ramës

  • 4 years ago
Pak ore pas arritjes se marreveshjes me opoziten parlamentare, kryeministri Edi Rama, therret serish ne Keshillin Politik, kryetarin e PD-se Lulzim Basha, per te vijuar dialogun tripalesh per reflektimet e risive kushtetuese. Permes nje statusi ne Twiter, kryeminitri shkruante se te merkuren ne oren 17.00, eshte propozuar nga ana e mazhorances permes Damian Gjinkurit , mbledhja e Keshilli Politik . Perseris apelin per opoziten jashteparlamentare , qe te mos e bojkotoje Keshillin Politik dhe te vijojne dialogun tripalesh thote Rama.

Opozita ka reaguar permes nje emaili zyrtar te perfaqsuesit te saj Oerd Bylykbash dhe atij te LSI Petrit Vasili, duke kerkuar shtyrjen e mbajtjes se keshillit politik , te enjten ne oren 17 ose te premten ne oren 11 te paradites

Në Rendin e Ditës shkruan Bylykbashi dhe Vasili , siç kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet të përfshihet vijimi i punës së Këshillit për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se ?Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me blerjen e votes, presionin ndaj votuesve dhe administratës publike, keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike, marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale, lirinë dhe sekretin e votës dhe manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore.
Kryetari i PD se, Lulzim Basha, duket se e ka refuzuar serish pjesmarrjen ne Keshill. Ne email sqarohet se në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#EdiRama#TopChannel

Recommended