Basha refuzon prokurorinë, PD: Kamikazja e Ramës urdhëron prokurorët ta shoqërojnë me forcë

  • 5 years ago
Pasi Basha refuzoi të shkojë sot në orën 09:30 në Prokurori, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat nga selia blu, akuzoi kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, se sipas tij po i bën presion prokurorëve të çështjes të lobimit rus për PD, që të shoqërojnë me forcë kryedemokratin.

Prokuroria e kishte thirrur për ta marrë në pyetje si të pandehur të vënë zyrtarisht në hetim, ndërsa sot në mëngjes Basha në një letër dërguar Prokurorisë, tha se nuk dot ë shkonte pasi duke cituar disa nene të Kodit të Procedurës Penale, duhej që më parë t'i viheshin në disponim përmbledhje e fakteve të hetimit kundër tij.

Sipas Bardhit, urdhri ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, dhe kjo sipas tij bëhet për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet e reja të tabloidit gjerman Bild, për dosjen e shit-blerjes së votave.

Recommended