Presidenti: Nuk rrezikojme te ardhmen evropiane per koken e Metes, Rames apo Bashes

  • 3 years ago
Kreu i Shtetit është treguar i ashpër sot në konferëncën për mediat, teksa ka folur për veprimet e fundit të qeverisë që sipas tij janë arbitrare. Meta teksa pyet për paketën anti-shpifje, tha se qëndrimet e tij kanë qenë koherentë në çdo kohë dhe nuk mund të ndërhyjë dot tek vendimet e maxhorancës.

Më tej ai tha se kur qeveria me anë të veprimeve të saj merr peng të ardhmen e vendit, merren vendime të forta. Për këtë si ilustrim mori një pengmarrje të një autobusi shumë vite më parë në Shqipëri, kur në fund për të çliruar qytetarët u vra pengmarrësi.

?Qëndrimet e mia kanë qenë publike, por i kam pasur edhe institucionale. Kam qenë koherent në çdo kohë. Se çfarë do bëjë mazhoranca është çështje e saj, unë nuk i pengoj dot që të bëjnë veprime prej të marri. Por që vendi të merret peng dhe e ardhmja europiane të merret peng për fatin e një njeriu dhe për pushtetin e tij dhe për një bandë oligarkësh e banditësh, kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Unë kam qenë kryeministër dhe janë përballur me situata të vështira. Ju e dini që kur merret peng një autobus përpiqesh që të lidhesh me të, të negociosh me të. Por ju e dini që kur rrezikohen që të gjithë qytetarët merren vendimet të forta, dhe askush nuk do i ketë fajin askujt nëse do ketë zgjedhur që për fatin e tij të sakrifikohet një popull i tërë. Nuk do sakrifikohet e ardhmja e europiane e Shqipërisë, as për kokën e Ilir Metës, as për të Edi Ramës, Lulzim Bashës apo ndonjë tjetri. Shqipëria ka qenë para nesh, ka mbijetuar, dhe do jetë më e fortë dhe pa të gjithë ne. Tani duhet të kuptojmë të gjithë se kupa është derdhur me kohë, tani është vetëm një marrëveshje, ajo e 5 Qershorit dhe i shtohen dhe listat e hapura?, u shpreh ndër të tjera Meta. /tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended