RTV Ora - Debat për dekretin e Metës, Balla: Presidenti nuk ka kompetencë për zhdekretim

  • 5 years ago
#rtvora
Kuvendi po zhvillon mocion me debat për dekretin e Metës për shfuqizimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Presidenti ka kompetencë për dekretim dhe jo zhdekretim.

Balla: Dekreti i datës 10 qershor është antikushtetues, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në rasport me zgjedhjet presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së tyre. Kuvendi është shfuqizuar nga kjo e drejtë që nga viti 2008. Në Shqipëri qeveria e zgjedhjeve është KQZ-ja. Caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrim i ti dhe jo e drejtë. Periudha zgjedhore është e përcaktuar me ligj. Brenda periudhës zgjedhore presidenti mund të zgjedhë dy data ndërmjet saj. Procedura kushtetuese parasheh konsultën me kryetarët e grupeve parlamentare. nëse ato nuk shfaqin konsesus respektohet vendimi i presidentit i cili ka detyrën të gjejë gjuhën mes palëve. Unë kam propozuar datën 9 ndërsa presidenti këmbënguli se ka vetëm dy data atë 23 dhe 30 qershor.

Presidenti më bindi që duhet të zgjidhej mes tyre. Data e zgjedhjeve nuk lidhet me interesat politike por me atë të zgjedhësve shqiptarë. Sqarimi i kompetencës ka rëndësi për të kuptuar sa i kufizuar është presidenti në këtë aspekt. Ai ka kompetencën për dekretimin e zgjedhjeve e cila është një akt me efekt të menjëhershëm. Dekretimi është hapi i parë dhe i fundit i presidentit lidhur me zgjedhjet.Deri në datën 10 qershor janë konsumuar të gjitha procedurat për regjistrimin e subjeketeve zgjedhore, ngritjen e administratës së zgjedhjeve, është ndarë koha televizive, janë printuar fletët e votimit. Për të gjitha këto hapa e gjithë kjo kosto nuk mund të zhbëhet me zhdekretim. Presidenti sjell në vëmendje.

Balla deklaroi se dekreti i presidentit Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin cenon të drejtën për të zgjedhur, andaj ftoi të gjithë deputetët që të votojnë projektrezolutën.

Balla: Presidenti ka cenuar të drejtën për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur. E drejta e zgjedhjes është individuale dhe jo kolektive. Edhe dorëheqjet e deputetëve duhet të ishin individuale dhe jo kolektive. Më tej në arsyetimin e tij presidenti thotë se mospjesëmarrja e partive opozitare në zgjedhje është cenim i të drejtës së tyre, por nga ana tjetër kjo e drejtë shkelet ku ato ndalohen të marrin pjesë në zgjedhje.

PD dhe LSI kanë bërë presion për të mos u regjistruar në zgjedhje. presidenti e di këtë akt dhe kodi e thotë se pengimi për të marrë pjesë në zgjedhje dënohet me ligj.Me mbarimin e mandateve vendi nuk ka më as këshilltarë dhe as kryetar bashkie. Akti i presidentit është i pavlefshëm. Ai ngarkon me ekzekutimin e tij KQZ, e cila nëse e zbaton atë shkel rëndë kodin zgjedhor. Ky është një diskutim që duhet të jetë pjesë e debatit në këtë seancë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/te-enjten-kuvendi-5-ore-debat-dekretin-e-presidentit-meta
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To ...

Recommended