RTV Ora - Vendimi i Metës për 30 qershorin, Vasili: Nuk kemi bërë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve
  • 5 years ago
#rtvora

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora i pyetur nëse vendimi i presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve e kënaq opozitën, është shprehur se opozita nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Vasili thekson se për opozitën është krejt e parëndësishme data e tyre, ndërsa ajo që i shqetëson është standardi i tyre.

Pjesw nga intervista:

Besmira Pelushaj: Shtyrja e datës së zgjedhjeve e kënaq opozitën?

Petrit Vasili: Ne nuk kemi pasur asnjëherë, në asnjë rast, në asnjë moment kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve. Nuk e kemi bërë kurrë një kërkesë të tillë. Ne kemi thënë qartë dhe prerë se zgjedhje me këtë kryeministër të certifikuar, vërtetuar si hajdut i votave me kriminelët nuk mund të ketë. Kjo ka qenë bindja, kjo ka qenë ajo për të cilën ne kemi lënë mandatet në kuvend. Arsyeja për të cilën kemi dalë disa herë në protesta madhështore. Ka qenë standardi i zgjedhjeve për ne, data e zgjedhjeve është momenti më i parëndësishëm që mund të ekzistojë, në rast se nuk ka standarde të garantojnë lirinë e zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vendimi-i-metes-30-qershorin-vasili-nuk-kemi-bere-kerkese-shtyren-e-zgjedhjeve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended