RTV Ora - Paralajmërimi i Metës për dorëheqje, Spiropali: Askush nuk është i pazëvendësueshëm

  • 5 years ago
#tvora #krizapolitike

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, rezorvohet kur është fjala për të komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta për dorëheqje.

Spiropali: Nuk e komentoj Presidentin e Republikës time.

Por e ftuar në RTV Ora, kur u pyet nëse PS është e gatshme ta zëvendësojë Metën, ajo tha se askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Spiropali: Askush nuk është i pazëvendësueshëm, të gjithë janë të nevojshëm por nuk janë të pazëvendësueshëm. Meta është President i Republikës dhe për ne do të vazhdojë të jetë President i Republikës. Pastaj të tjerat janë zgjedhje të tij, nuk komentojmë mbi zgjedhjet e Presidentit.

Dy ditë më parë, kreu i shtetit, Ilir Meta deklaroi se ishte gati të sakrifikonte, nga dorëzimi i mandatit si President deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Një mesazh Spiropali pati dhe për opozitën.

Spiropali: Ajo që ne dimë dhe nuk jemi gati të bëjmë është të shantazhohemi nga opozita, të heqim dorë nga parimet kushtetuese, të bëjmë pazare në tryeza për pushtet. Për ne është e qartë, pushteti merret me votë dhe dorëzohet me votë.

Për ne patjetër që shtrirja e dorës është e natyrshme brenda kornizës kushtetuese. Ne nuk jemi të gatshëm të ulemi dhe bëjmë pazare apo të lëshojmë pushtet nga dhuna apo pazari. Ka ardhur koha që opozita të heqë dorë nga sjellja jo demokratike.
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended