Report TV - Spiropali: PS nis procedurat për shkarkimin e Metës...Zhdekretimi akt brutal

  • 5 years ago
Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali tha se vendimi i presidentit Ilir Meta për anulimin pa afat të zgjedhjeve të 30 qershorit, është një akt brutal mbi republikën parlamentare. Ajo tha se të enjten në Kuvend, mazhoranca do të nisë procedurën e shkarkimit të Presidentit Meta.

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, në një prononcim për mediat, Spiropali tha se nuk ekziston në asnjë pikë të kushtetutës fjala zhdekretim. Vendimi i Metës - zbuloi Spiropali - do të kalojë për shqyrtim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më tej në Kolegjin Zgjedhor.

"Partia Socialiste ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që të enjten, në seancën plenare, të zhvillojë një debat të gjatë parlamentar duke shtjelluar të gjithë argumentet se si Ilir Meta ka sulmuar brutalisht Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës, në asnjë Kushtetutë, të quajtur ç?dekretim.

Ky debat do t?i përmbledhë të gjithë argumentet tona. Në fund do ti takojë Kolegjit Zgjedhor apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike. Ne si Kryesi e Partisë Socialiste mendojmë se Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion dhe Parlamenti i Shqipërisë do fillojë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës".

Recommended