Balla paraqet kërkesën për shkarkimin e Metës në Komisionin e Ligjeve: Ka shkelur rëndë Kushtetutën
  • 5 years ago
Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit është mbledhur Komisioni për çështjet Ligjore për shqyrtimin e kërkesës të firmosur nga 55 deputetë të Kuvendit për të shkarkuar presidentin e vendit Ilir Meta, pas dekretit të këtij të fundit për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në këtë seancë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka lexuar të gjitha shkeljet që ka bërë Presidenti Meta duke thënë se vendimi i tij është tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën.

Në fjalën e tij Balla ka thënë se Askush nuk mund të shkeli rregulloren dhe për këtë arsye është kërkuar shkarkimi i tij.

" Askush nuk mund të shkeli rregulloren, nuk e shtyjmë dot. Kemi vetëm 15 ditë. Presidenti nxorri dekretin për anulim të datës 30 qershor për zhvillimin zgjedhjet lokale. Me anulimin e datës, duke e konsideruar si shkelje të rëndë të kushtetues, kemi depozituar kërkesën për shkarkim. Dekreti vjen ne kundërshtim te hapur me parimet kushtetuese pasi është cenuar rende sovranitetin e popullit" ka thënë ndër të tjera Balla.

Ndërkohë nga ana tjetër kreu i Komisioni të Ligjeve Ulsi Manja ka deklaruar se do të ngrejnë edhe një komision hetimor për dekretin e Metës.

?Presidenti i Republikës është njoftuar nga Kryetari i Kuvendit. Do ta dëgjojmë Presidentin në Komision nëse dëshiron. Do të ngremë komision hetimor?, deklaroi Manja.

Më 24 qershor pritet vazhdimi i procedurës së shqyrtimit në një seancë diskutimi. Ndërsa me 26 qershor do të jetë dhe përmbyllja e procedurës së shqyrtimit dhe votimi i propozimit, çka do të pasojë me përgatitjen dhe përcjelljen e raportit seancës plenare.
Recommended