Meta: Nuk kam shkelur Kushtetuten

  • 5 years ago
Dekretin për të cilin mazhoranca e akuzon se ka shkelur Kushtetutën dhe e sheh një arsye të fortë që presidenti të lirojë sa më shpejt zyrën, Ilir Meta thotë se është ende në fuqi dhe i paatakuar në asnjë gjykatë. Në një qëndrim për situatën ligjore të krijuar pas 30 Qershorit presidenti shpjegon se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se vendim i Kolegjit, nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës.

"Presidenti e ndërmori këtë akt i mbështetur tërësisht në dispozitat  e Kushtetutës dhe bazuar në argumente plotësisht Kushtetues. Ky Dekret për anulimin e datës 30 Qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor".

Sipas tij padia e  Partisë së Unitetit Kombëtar ishte vetëm një përpjekje e Partisë Socialiste për të justifikuar politikisht paligjshmërinë e veprimtarisë së anëtarëve të saj në KQZ. Meta thotë se dekreti i tij për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 Tetor është një mundësi që të gjitha palët t?i kthehet rrugës së arsyes

?Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i Republikës i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit?.

Qëndrimin e tij presidenti e mbyll duke thënë se është koha për t?iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve të Shqipërisë!

Tv Klan

Recommended