RTV Ora - Rama vazhdon fushatën: Këtu nuk ka '97! Meta e kujton Kushtetutën filxhan
  • 5 years ago
#rtvora

Kryeministri Edi Rama vazhdon fushatën e tij elektorale, edhe pse Presidenit ka shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Nga Mallakastra, Rama sulmoi Presidentin Meta, por duke thënë se ai e kujton Kushtetutën si filxhan.

Rama siguroi se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të prishen nga opozita.

Rama: Të jeni të sigurt që aq sa arriti ai personazhi i të ndjerit Albert Veria të prishte koncertin e vërtetë me çingijet e tij, Aq do arrije Saliu me Ilir, me Lulin dhe fallxhoren të prishin 30 qershorin.

Ilir e kujton kushtetutën filxhan ku mund të shikojë e të gjejë çfarë ti pëlqejë, ajo tjetra i thotë jepi se më ka dalë një 3-sh përmbys. Merre ti në dorë, se është edhe një "P" këtu, që po populli të do Ilir. Mirëpo është shumë e thjeshtë, nëse Ilirit i dridhet zemra për popullin dhe nuk do konflikt, boll ti thotë Monikës deri në 30 qershor qetësohu. Të bindi dhe Saliun të tërheqë Lulin brenda në zyrë dhe kaq mbaron 97 këtu. Nuk ka 97 këtu. Këtu janë 4 njerëz që duan ta bëjnë Shqipërinë çorap.

Rama tha se opozita nuk do që të hapen negociatat, pasi gjëja e parë që do të ndodhë është hapja e dy kapitujve që lidhet me drejtësinë.

Rama: Vendet që kanë hapur negociatat kanë dënuar kryeministra, ish-kryeministra, presidentë, ish-presidentë sepse sistemi i drejtësisë nuk varet nga politikanët, por është një sistem që bën drejtësi njësoj për të gjithë .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-vazhdon-fushaten-ketu-nuk-ka-97-meta-e-kujton-kushtetuten-filxhan
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended