RTV Ora - Meta: Nëse do isha këtu opozita nuk do i braktiste mandatet. Isha në Gjermani

  • 5 years ago
#rtvora

Presidenti Ilir Meta deklaron se nëse do të ishte në Shqipëri opozita nuk do të digjte mandatet. Më 19 shkurt 2019 kur opozita dogji mandatet presidenti ishte për një vizitë në Gjermani.

Presidenti sot në një konferencë për median deklaroi se edhe Rama provokoi opozitën per ti djegur mandatet dhe se zëvendësimi i opozitës në parlament është bërë nga një parlament socialist përmes një qarkoreje socialiste që u zbatua nga organizata socialiste në KQZ.

Ilir Meta: "E para ta dijnë të gjithë shqiptarët që unë po të isha këtu, besoj të gjithë shqiptarët ta dijnë që opozita nuk do i braktiste mandatet, por unë isha në Gjermani. Të paktën partia që unë kam përfaqësuar. Shpirti im e di, jo i Monikës, akoma, ca kam hequr unë për të shpëtuar LSI nga asgjësimi pas marrëveshjes së 17 majit. Këtë po bën dhe Luli tani. Për të treguar që nuk është në lojë me atë doli në rrugë.

Dhe pas këtij mesazhi kam dhënë një intervistë në DW opozita të bëjë një hap pas të mos dorëzojë mandatet dhe qeveria dy hapa pas. Pra qeveria të kthehet në kufijtë që përcakton kushtetuta. Qeveria sot është PPP në të gjitha drejtimet, jo vetëm në ekonomi por dhe në drejtësi. Është Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë e lartë që është asgjësuar, është kolegj socialist, është organizatë socialiste në KQZ. Pra të gjitha reformat janë kthyer në një Ramaform.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-nese-do-isha-ketu-opozita-nuk-do-i-braktiste-mandatet-isha-ne-gjermani
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended