Report TV - Rama: Nuk di nëse hapen këtë vit negociatat, opozita po e baltos procesin

  • 5 years ago
Në parlament kryeministri Rama nuk tha asnjë fjalë për grabitjen në Rinas, por e fokusoi fjalimin e tij tek hapja e negociatave, duke mos dhënë siguri për hapjen e tyre këtë vit. ?Unë nuk e di kur do hapen, por ne do jemi shumicë?. Kryeministri  u shpreh se opozita po pengon procesin integrues të vendit.

?Ata hedhin baltë sa herë ju jepet rasti?. Kreu i socialistëve është i gatshëm për zgjedhje lokale me ose pa opozitën. ?Ne nuk kemi për detyrë të fusim ata në zgjedhje?. Kreu i qeverisë përsëriti ftesën që opozita jashtë parlamentit të rikthehet në tryezën e dialogut. ?Të vijnë po të duan tek reforma zgjedhore. Ne nuk duam që ata të shkrihen, duam t?i mundim në 2021?.

Recommended