Blushi: Presidenti Meta nuk ka shkelur kushtetuten
  • 5 years ago
Presidenca ka një tjetër qëndrim rreth raportit të Komisionit të Venecias, i cili pritet të publikohet në ditët në vijim. Në një dalje para mediave, zëdhënësi i kreut të shtetit deklaroi se Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje kushtetuese.

?Zero shkelje të Kushtetutës! Zero shkelje të kompetencave kushtetuese! Mbrojtje e shkëlqyer e Kushtetutës! Mbrojtje e shkëlqyer e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut! Mbrojtje e shkëlqyer e vendimit të Gjykatës së Strasburgut për të drejtën e zgjedhjes! Mbrojtje e shkëlqyer e detyrimeve ligjore që ka Shqipëria nga marrëveshja e stabilizim-asocimit me Bashkimin Europian.

Sipas tij, raporti i publikuar nga ?Rilindja? nuk është i vërtetë.

?Tao Tao dhe lolot që e shoqëronin në ?Venecia? janë detyruar sot të kërkonin falje me përulje para Komisionit, për keqpërdorimin politik të Draft Opinionit, për shkelje të konfidencialitetit dhe për përdorimin e ?Venecias? për të keqinformuar shqiptarët, duke zhvendosur vëmendjen nga problemet e vendit dhe të integrimit?.

Opinioni final i Komisionit të Venecias pritet të bëhet publik të hënën e 14 Tetorit.
Recommended