Ora News - Presidenti Meta ende nuk ka vendim për Sandër Lleshin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skandon sot në mesnatë afati i Presidentit Ilir Meta për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshi, i propozuar nga kryeministri Rama pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës.

Por ndërkohë që për Xhafajn, Meta firmosi menjëherë dekretin për largimin e tij nuk ndodhi e njëjta gjë me dekretin tjetër.

Kushtetuta përcakton afatin 7 ditor dhe ky afat mendohej se skandonte më 2 nëntor por juristët e kontaktuar nga Ora News, shpjegojnë se koha nis një ditë pasi merr në dorë propozimin presidenti.

Duke pasur parasysh që e shtuna dhe e diela konsiderohen si ditë pushimi dita e hënë konsiderohet sërish një datë brenda afatit për kreun e shtetit.

Deri sot (3 nentor) ora 15:50 nuk ka ardhur ende dekretimi ndërsa mbrëmë kreu i shtetit la të kuptohet se edhe mund të mos ketë një dekret për Sandër Lleshin, duke marrë rastin e pak muajve më parë në Itali.

Mëngjesin e 27 tetor 2018, kryeministri postoi në Twitter lajmin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt dhe dokumentin e propozimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/do-e-dekretoje-sander-lleshin-si-minister-vjen-pergjigja-e-metes

Recommended